Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku raportoi ministri i Financave, ndërsa deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda që të merrnin pjesë.
Në përfundim të mbledhjes, Bardhi dhe Nikolla u përballën në korridorin e Kryesisë së Kuvendit, aty ku po qëndronin deputetët e PD pasi nuk u lejoheshin që të hynin në sallë.
Debati:
Gazment Bardhi: Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara? Kryetare, ky ëstë Parlamenti? Ndalu 2 sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?
Lindita Nikolla: Është Parlamenti i popullit.
Gazment Bardhi: S’është as vila jote. Është Parlamenti i popullit. Është Parlamenti i popullit nuk është vila jote. Është Parlamenti i popullit. Nuk është vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord? Të të vijë turp të të vijë!
Ditën e sotme deputetët e opozitës kanë qenë protagonistë të episodeve të ngjashme, për shkak se nuk janë lejuar të marrin pjesë në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisionin e Ekonomisë.
Edhe më parë ata u futën me dhunë në zyrën e Nikollës, për t’i kërkuar llogari për vendimmarrjen e Kuvendit. Të martën, 6 deputetë u përjashtuan pasi u konsideruan përgjegjës për skenat e dhunës në seancën e të hënës në Kuvend, ku mes shumë debatesh, deputeti Bledion Nallbati tentoi të godiste me grusht socialistin Vullnet Sinaj.
Për këtë veprim, Partia Socialiste e ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat.
Lini një Përgjigje