
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur pa opozitën. Teksa në mbledhje ministri i Financave, Ervin Mete prezanton projektbuxhetin e vitit 2024, deputetët e opozitës të pranishëm në sallë janë vetëm dy, Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji.
Në Konferencën e Kryetarëve, deputeti Agron Gjekmarkaj i kërkoi kryetares së Parlamentit që të marrë parasysh kërkesat e opozitës dhe të mos e kthejë Parlamentin në një burg.
Ndërkohë deputetët e tjerë janë bllokuar te shkallët nga punonjësit e Gardës.
“Ju lutem mos e shndërroni Parlamentin në një burg. Nuk është një segment për mazhorancën dhe opozita të rrijë përtej mureve. Ajo është e barabartë në këtë institucion. Ky është një skandal i vërtetë. Keni përgjegjësi, Kjo ndodh vetëm në vendet autoritare ku opozita rrethohet me gardistë. Ky nuk është Parlament normal, kjo nuk është sallë normale. Anormaliteti nuk sjell normalitet. Kjo sjell revoltë, sjell protestë. Protesta merret parasysh, nga protesta reflektohet. Bëhuni të përgjegjshëm. Mos silleni si manekin që zbatoni porosi”, tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje