Deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati është thirrur në SPAK, pasi goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sinaj.
Dy ditë pas dhunës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka firmosur një kallëzim penal për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, për përplasjen fizike në seancën plenare me deputetin socialist, Vullnet Sina.
Çuçi thekson se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune. Në dokumentet e publikuara në media konstatohet se Partisë Socialiste akuzon deputetin e PD-së për “Goditje për shkak të detyrës”.
Por si PS ashtu dhe Grupi i Rithemelimit ka hartuar kallëzim penal ku padit Vullnet Sinën për goditje për shkak të detyrës.
Në kallëzimin e firmosur nga Gazment Bardhi në cilësinë e kryetari të grupit parlamentar Sina gjithashtu akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Sipas nenit 237 të kodit penal, goditjet për shkak të detyrës dënohen me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.


Lini një Përgjigje