Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se sjellja sot ndaj deputetëve opozitar është fytyra e vërtetë e Ramës.
“Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet e ka arritur sot duke shfaqur në sytë e publikut fytyrën e regjimit të Ramës. Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit. Nuk aksesojnë zyrtar e tyre në Kryesi, duke e trajtuar si vilën e Lindita Nikollës. Sot kemi arritur që t’i tregojmë shqiptarëve se çfarë është në gjendje Rama të bëjë. Aq punonjës garde nuk i çohen bandave përballë, por i kanë vënë përballë deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit.
Sot është tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës, se si ajo ka zyrë në Kryesinë e Kuvendit dhe unë dhe deputetët kam zyrë. Ne duam të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Sot kishim mbledhje grupi në orën 10:15”, tha ai.
Deputeti Gazment Bardhi paralajmëroi se do të ketë një tjetër kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit.
“Ky është shpërdorim i pastër detyre që do i bashkangjitet kallëzimit penal për Lindita Nikollën” tha Bardhi jashtë kryesisë.
Ai nuk është lejuar të hyjë në kryesi nga garda pasi është në listën e deputetëve të përjashtuar për shkak të kaosit të krijuar në seancat e kaluara parlamentare.
Lini një Përgjigje