TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 10:43

Garda nuk lejoi deputetët të futeshin në Kryesinë e Kuvendit, 'shpërthen' Sula: Turp të keni, i lëpiheni pushtetit për një rrogë

Shkruar nga Pamfleti

Garda nuk lejoi deputetët të futeshin në Kryesinë e

Ditën e sotme ka pasur sërish tensione para Kryesisë së Kuvendit. Tetë deputetë të opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda.

Deputeti Dashnor Sula kërkon të futet në Kuvend për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, por nuk lejohet nga Garda, pasi të pranishëm janë edhe deputetët të tjerë që janë përjashtuar me 10 ditë pas kaosit në seancë.

Sula ka shpërthyer ndaj Gardës, duke e akuzuar bllokimin e portës si akt të turpshëm.

Ai u ka thënë atyre se duhet të kenë turp që ‘lëpihen për një rrogë’, ndërsa edhe pse u lejua të futej në Kryesi, vetëm ai, vijonte të fliste me tone të larta.

"Hapni derën se latë nam. Është turp. Deri në këtë pikë s’ma kishte marrë mendja që do kishim arrit. Po kërkojmë të na japin 100 mln euro. Po kërkojmë të na fusin në mbledhje.

Të premten, të nderuar anëtarë iu njoftoj se të hënën më datë 6 nëntor, ora 11:00, Komisioni do zhvillojë mbledhjen në sallën për komisionin e Ligjeve. Hape diktatura derën e diktaturës. Turp të keni, lëpiheni për një rrogë. Turp të keni. E shkatërruar Shqipërinë, kanë ik të gjithë. Bëjini fresk pushtetit. Turp të keni", u shpreh Sula.

 

garda kryesia e kuvendit sula

Lini një Përgjigje