TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 10:33

“Ik se më vrave krahun"/ Përshkallëzohet situata te Kryesia e Kuvendit, deputetët e opozitës përplasen me Gardën

Shkruar nga Pamfleti
“Ik se më vrave krahun"/ Përshkallëzohet situata te
Përshkallëzohet situata te Kryesia e Kuvendit

Situata jashtë ambienteve të kryesisë së kuvendit ka degjeneruar deri në përplasje fizike. Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kryesisë.

Kjo ka bërë që ata të përplasen me fjalë me Gardën dhe kanë kërkuar të hapet dera.

Korreshi: Ik se më vrave krahun, e kam krahun e thyer

Hape derën se do futemi brenda.

Vokshi: Garda në jepni shkresën

Salianji: E keni kthyer në Gardë të qeverisë dhe jo të republikës

Në këto momente në ambientet e kryesisë ka shkuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili për shkak të mbylljes së dyerve nuk ka mundur të futet.

Ndërkohë demokratët i kanë thirrur: O Petro hajde hape derën, nga do futesh ti?

 

përshkallëzohet situata te kryesia e kuvendit

Lini një Përgjigje