
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka kapërcyer hekurat e Kryesisë së Kuvendit dhe është futur në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Kjo situatë e pazakontë erdhi pasi Garda nuk po lejon deputetët e Rithemelit të hyjnë në Kuvend.
Ishte deputeti Saimir Koreshi, i cili është ngjitur sipër kangjellave por nuk ka mundur të kapërcejë në anën tjetër.

Gazment Bardhi ka thirrur në një mbledhje grupin e deputetëve në Kryesinë e Kuvendit, por kjo ka sjellë tensione mes deputetëve të PD dhe Gardës së Republikës.
Kjo e fundit nuk lejon që të futen në ambientet e kryesisë së Kuvendit 8 deputetët e përjashtuar të Rithemelimit, pas kaosit që shkaktuan në seancën e së enjtes së kaluar.
Lini një Përgjigje