TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2023, 12:09

Përplasja e Ramës me Mitsotakis, zyrtari i Berishës thirrje Greqisë: Bllokoni emigrantët shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e Ramës me Mitsotakis, zyrtari i Berishës thirrje

Gjykata e Posaçme refuzoi sot sërish lirimin nga burgu të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve për blerje votash dhe korrupsion.

Mes atyre që nuk janë dakord me këtë vendim të drejtësisë, është edhe një zyrtar i Partisë Demokratike Dega Greqi, Paulin Dardha.

Në një koment në Facebook në postimin ku ne raportonim vendimin e gjyakatës për Belerin, zyrtari i PD-së në emigracion sugjeron që “Greqia duhet të marrë masa ndëshkuese deri në bllokimin e emigrantëve në hyrje-dalje“.

Në mbështetje të Belerit ka dalë dhe Sali Berisha e grupimi i tij në PD.

Ndësa një ditë më parë deputeti demokrat Kreshnik Çollaku kritikoi mbrojtjen që po i bëhet Belerit, të cilin ai e etiketoi si një “ushtar të të ashtuquajturit Vorio Epir”.

 

përplasja e ramës me mitsotakis paulin dardha

Lini një Përgjigje