TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2023, 10:30

‘Darka e gabuar’ në Athinë dhe ‘Dreka e drejtë’ në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti
‘Darka e gabuar’ në Athinë dhe ‘Dreka e
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

Rajoni dhe BE kanë zbarkuar në Athinë. Shqipëria, pa dashur është bërë sërish ‘delja e zezë’.

Pa dashur, pasi Greqia, siç e ka zakon, e përdor jo pak kartën e anëtarësisë në Union, sidomos te fqinjët e saj që nuk i plotësojnë tekat e shitura si ‘interesa kombëtarë’.

Meqë Greqia është anëtare e BE-së, e di fare mirë se drejtësia duhet të jetë e pavarur, kështu që kushtëzimet, kërcënimet, shantazhet për çështje që janë në dorën e ‘çekiçit’ nuk janë të shëndetshme, as për një vend të vjetër anetarë e as për një të ri që aspiron Unionin.

Shefat e lartë të Bashkimit Evropian dhe krerët e Ballkanit Perëndimor do të kenë një darkë jozyrtare sot në Athinë, me ftesë ftese të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ky i fundit do të presë presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, shefin e Këshillit të BE-së, Charles Michel, si dhe liderët e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Sipas njoftimeve të shtypit grek, i pranishëm do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, megjithëse nuk është bërë e ditur zyrtarisht për çështje sigurie.
Por ai që është shpallur ‘non grata’ është pikërisht Kryeministri Edi Rama.

Mediat greke thonë se Athina zyrtare dëshiron të rivendosë udhëheqjen e saj në rajon si një shtyllë stabiliteti, paqeje dhe sigurie energjetike, por harron se i tillë nuk mund të ecësh me kushtëzime gjithëfarëllojshe.

Rama nuk u ftua mes tensioneve në rritje për arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar dhe në burg për blerjen e votave për zgjedhjet e 14 Majit.

Në vend të kësaj, Mitsotakis ftoi presidentin shqiptar Bajram Begaj, por përtej bindjes që ky i fundit ka ndaj Kryeministrit tonë, duket se këtë herë i pati lezet ‘zbatimi i urdhërit nga lart’.
Athina po kërcënon të ardhmen e Shqipërisë në BE për shkeljen e të drejtave të njeriut, pasi grekët besojnë se arrestimi i Belerit ishte i motivuar politikisht.
Darkës jozyrtare me focus integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në Athinë i kanë bërë jehonë shumë media, mes tyre dhe ‘Euractiv’, pranë Brukselit.

‘Euractiv’ thjesht raporton e përmbledh zhvillimet njëra pas tjetrës pa mbajtur një qëndrim, ç’ka mund të lexohet në një farë mënyre edhe si një qasje e ftohtë edhe e Brukselit ndaj asaj që po ndodh mes nesh dhe fqinjëve helenë për Fredi Belerin.

Pas ‘Darkës së gabuar’ në Athinë, a do të ketë këllqe drejtësia shqiptare t’i rezistojë vendimit të drejtë për Fredi Belerin?!

rama darka e gabur greqia

Lini një Përgjigje