TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2023, 09:55

Shqipëria refuzoi darkën e Mitsotakis, kërcënon Greqia: Do bllokojmë çdo financim të BE nëse Beleri nuk betohet!

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria refuzoi darkën e Mitsotakis, kërcënon Greqia: Do

Greqia vijon të kërcënojë. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis dha sot një mesazh të ashpër për Shqipërinë për çështjen Beleri.

Ai paralajmëroi se nëse nuk bëhet betimi i Belerit, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Beleri. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve.”- tha ministri i Punës në Greqi.

Ai shtoi se nëse zgjedhjet përsëriten ose betohet një kryetar tjetër bashkie, “për Greqinë do të jetë faktor i keq i marrëdhënieve me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar”.

Mungesa e Ramës në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë është një “mesazh” i qartë.

Duke folur për rëndësinë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë, z.Georgiadis theksoi se “e konsideroj shumë të rëndësishme që Rama nuk është ftuar”.

“Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar të gjithë të tjerët, përveç Ramës mendoj se tregon se çështja e Fredi Belerit nuk po kalon aspak pa pengesa në qeverinë greke”, tha ministri.

Në fakt, ai komentoi se “ata që menduan se Kyriakos Mitsotakis do të rezultonte një kryeministër i butë në reagimin e tij për këtë çështje, kanë gabuar”.

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur  seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Seanca mbahet për zëvendësimin e masës së sigurisë, teksa Beleri akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Avokatët e tij kërkojnë masë më të lehtë sigurie dhe mbahet pa praninë e medias.

GJKKO-së i kërkohet zëvendësimi i arrestit me burg me një masë tjetër në liri, për t’i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Ai mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

beleri greqia

Lini një Përgjigje