TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2023, 07:55

Kryeministri grek mbledh sot në Athinë liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama "i padëshiruar"; në takim të ftuar Kurti e Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri grek mbledh sot në Athinë liderët e Ballkanit
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Në darkën formale që do të mbahet sot në Athinë nga Kyriakos Mitsotakis, kryeministri shqiptar është i vetmi lider i paftuar.

Vendimi i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për të ftuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një darkë jozyrtare të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë në vend të kryeministrit Edi Rama ka nxjerrë në pah marrëdhëniet e tensionuara mes dy fqinjëve çështjes së Fredi Belerit.

Gazeta greke “Ekathimerini” e cila ra raportuar lajmin shkroi se burime diplomatike të qeverisë në Athinë, i kanë pohuar se vendimi i kryeministrit grek është një mënyrë diplomatike për t’i treguar “jo vetëm Ramës, por edhe liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se Greqia nuk negocion për çështje – që sipas saj – janë parimore”.

Ndërkohë Tirana zyrtare, e përfaqësuar nga presidenti Bajram Begaj ka refuzuar ftesën e Mitsotakis, me arsyen se ka axhendën e përcaktuar.

Mbrëmjen e djeshme gjithashtu ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka konfirmuar se ftesa e munguar për kryeministrin Edi Rama në darkën e thirrur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ishte  si pasojë e qëndrimeve për çështjen e Fredi Belerit.

Ai ka theksuar se Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe se nga ana e Greqisë nuk do të ketë asnjë hap pas.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Nisma specifike e kryeministrit shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan nga viti 2019.

Madje, ftesës së kryeministrit i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Pjesëmarrja e tyre në darkë është sa kuptimplote dhe simbolike. Simbolike, sepse më 21 qershor u bënë 20 vjet nga “Deklarata e Selanikut” e Samitit BE- Ballkani Perëndimor që u zhvillua gjatë Presidencës greke të Këshillit të BE-së dhe që hapi rrugën për përfshirjen e disa vendeve të rajonit në Union.

Vihet re se Kyriakos Mitsotakis ka riafirmuar vazhdimisht mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës. Plotësimi i 20 viteve nga Samiti i Selanikut dhe ftesa e kryeministrit drejtuar liderëve të rajonit është një mundësi për të nënvizuar se Greqia, e cila ka forcuar gjurmën e saj gjeopolitike dhe energjetike në rajon gjatë katër viteve të fundit, qëndron në krah të Ballkanit Perëndimor si anëtar i familjes evropiane, por edhe si ekonomia më e madhe në rajon dhe dëshira për integrimin e tyre evropian, për të cilin ka kushte.

Në Athinë, konkretisht në hotelin “Britania e Madhe”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti do të takohen për të marrë pjesë në darkën joformale.

Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.

Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

kyriakos mitsotakis darka në athinë rama

Lini një Përgjigje