
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi u shpreh ligji parashikon që partia më e madhe e opozitës është ajo që merr me shumë komisionerë.
I ftuar në Oranews, ai tha se Komisioneri i kalon votat e “Bashkë Fitojmë” te Partia e Lirisë është një çështje që nuk ka mbështetje ligjore dhe është një interpretim shumë i habitshëm.
"Ligji parashikon që partia më e madhe e opozitës është ajo që merr me shumë komisionerë. Komisioneri i kalon votat e “Bashkë Fitojmë” te Partia e Lirisë është një çështje që nuk ka mbështetje ligjore dhe është një interpretim shumë i habitshëm.
Nuk është se kemi pasur një surprizë për këtë vendimmarrje. Është një hallkë që duhet kaluar, por ishim të përgatitur. Ne parashtruam argumentet tona dhe qëndronin, ndërsa vendimi u mor ashtu sikurse ishte përgatitur, prandaj e kemi ankuar këtë vendim të komisionerit.", tha ai.
Lini një Përgjigje