Në një analizë kushtuar rrjedhës që mori çështja e kandidatit të zgjedhur për kryetar bashkie të Himarës, Fredi Beleri, dhe ndikimit që kjo e fundit pata në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përditshmja greke “Kathimerini” e cilëson si aferë çështjen në fjalë që në titull.
Në artikull ndër të tjera cilësohet si gabim trajtimi i çështjes “Beleri” nga ana e Shqipërisë teksa shtohet se në një vorbull të tillë, kryeministri Rama gjen kohë të merret me Blair dhe Melonin.
“Rama ende beson se e ka futur palën greke në një qasje diplomatike të bllokuar për të gjithë çështjen. Ai jep përshtypjen se nuk frenohet nga kërcënimet e saj për ngrirjen e fondeve evropiane dhe përdorimin e vetos në procesin e pranimit të vendit të tij,” përshkruhet në artikull.
“Ai ndjen se aleatët perëndimorë e kanë vajosur fëmijën e tyre të përkëdhelur në brigjet lindore të Adriatikut, liderin që i vetëm mund të kontrollojë tendencat separatiste në harkun shqiptar të Ballkanit veçanërisht në Kosovë…,” cilëson artikulli.
Sipas asaj çka shkruhet në artikull, ardhja e Tony Blair dhe Giorgia Melonit në Shqipëri la në hije protestën për drejtësi në Himarë.
“Për më tepër, nuk kaloi pa u vënë re fakti se ndërkohë që mitingu po mbahej në Himarë, dhe Greqia po protestonte për aleatët e saj në NATO dhe BE për shkeljen e të drejtave të minoritetit, dy figura të politikës ndërkombëtare, i madhi Tony Blair dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kanë mbërritur për pushime në Shqipëri, të ftuar nga Rama.
Rama, mjeshtër i marrëdhënieve me publikun, u dha shumë publicitet vizitave, shkruan media greke, të cilat lanë në hije çështjen e Himarës. Si një mikpritës i mirë, ai madje i dha Bler një helikopter për të shëtitur në bregdet, ndërsa Meloni dhe familja e saj, që qëndruan në Vlorë, u shpallën si "mysafirët" e tij.
A ishin këto udhëtime një shëtitje e lirë në bregdetin shqiptar? Zyrtarisht po, por në shtypin shqiptar u raportua se Rama ka punësuar zyrën e avokatisë së gruas së Blair, Cherie, për të trajtuar çështjen e përcaktimit të zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë me Greqinë, kur të arrijë në gjykatën e Hagës. firmës dyshohet se i është paguar një shumë prej 3 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, Meloni thuhet se po kërkon të sigurojë një marrëveshje për të sjellë ujë të pijshëm nga rajoni minoritar i Finiqit në jug në Itali dhe gjithashtu për të ndërtuar një central bërthamor në Shqipëri.
Lini një Përgjigje