Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë sërish në burg Fredi Belerin, duke mospranuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Beleri kishte kërkuar masë më të butë sigurie.Por trupa gjykuese nuk e pranoi këtë kërkesë dhe la sërish në qeli Fredi Belerin.
Fredi Beleri akuzohet për blerje votash në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Beleri ende nuk është betuar, ndërsa Greqia ka kërcënuar Shqipërinë se do të bllokojë çdo financim të BE dhe kursin europian të vendit nëse nuk lejohet që të betohet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.
Fredi Beleri gjendet i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit.Veprimet hetimore speciale zbuluan se në prag të ditës se votimeve ai u përfshi në skemën e blerjes se votës.
Paratë u paguan nga bashkëpunëtori i tij tek qytetari qe iu tha qe për këtë pune do të shpërblehej me 300 euro dhe gjykata deri më tani ja ka refuzuar Belerit kërkesën për tu betuar por edhe për të lënë qelinë.
Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.
Beleri me 15 korrik humbi betejën me drejtësinë shqiptare për të lënë qelinë.Gjykata e Lartë rrëzoi Fredi Belerin, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore, u arrestua në 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.
Gjykatat e tjera e kanë rrëzuar në 5 raste kërkesën e tij për tu liruar ndërsa për herë të parë kjo masë sigurie do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.
I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.
Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngul lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike. Edhe Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh Kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i cili vizitoi dje (18 korrik 2023) qytetin e Himarës kërkoi lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.
Lini një Përgjigje