TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2023, 10:24

Skandali me “Sterilizimin”, Ilir Beqaj do të pyetet sërish nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me “Sterilizimin”, Ilir Beqaj do të pyetet sërish
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj


Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të pyetet sërish nga SPAK në lidhje me hetimin për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Mësohet se Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka bërë drejt Italisë dhe Vienës së bashku me ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin, të dy këta të fundit të arrestuar tashmë.Përveç Beqajt, në SPAK do të pyeten edhe 4 ish-zyrtarë të tjerë. Marrja e tyre në pyetje ka qenë sugjerim i GJKKO në lidhje me hetimet.

Ende nuk është vendosur se kur do të thirret për t’u ripyetur ish-ministri, pasi GJKKO orientoi SPAK të hetonte rreth rolit të tij.

Një ditë më parë reagoi në rrjetet sociale vetë Ilir Beqaj, i cili deklaroi se sterilizimi ngriti në një tjetër nivel kirurgjinë shqiptare dhe se kontratën e koncesionit e firmosi për nevoja pune.

Por ish-ministri i Shëndetësisë nuk përmendi aspak mungesën e dokumentit origjinal të kontratës së koncesionit të sterilizimit, që SPAK nuk po e gjen.

Prej 17 gushtit të arrestuar me masë sigurie burg janë ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa 6 të tjerë janë në hetim në masa sigurie 'arrest me shtëpie' ose 'detyrim me paraqitje'

ilir beqaj sterilizimi

Lini një Përgjigje