TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2023, 10:18

Kërkon lirinë, publikohet fotoja e Fredi Belerit në sallën e gjyqit

Shkruar nga Pamfleti
Kërkon lirinë, publikohet fotoja e Fredi Belerit në sallën e
Fredi Beleri në gjyq

Sot po mbahet në GJKKO gjyqi për masë më të lehtë sigurie për Fredi Beleri. Ndërkohë është publikuar një foto të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në sallën e gjyqit.

Beleri po kërkon masë më të butë sigurie.

Avokatët e Fredi Belerit kanë depozituar në gjykatën e posaçme një kërkesë të re për lirimin e tij. Shqyrtimi i kërkesës bëhet ditën e sotme ndërsa trupit gjykues i kërkohet ta zëvendësojë arrestin me burg me një masë tjetër në liri, duke i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin.

Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve. Gjykatat kanë refuzuar disa kërkesa të tij për lirim ndërsa autoritetet greke kanë dënuar arrestimin.

fredi beleri

Lini një Përgjigje