Një 23-vjeçar, i cili u konfliktua me pasagjerët në avion është arrestuar në Rinas.
Në njoftimin zyrtar thuhet se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 23 vjeç.
Punonjësit e një linje fluturimi kanë njoftuar në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion.
Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. N., 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion.
Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët” njofton policia e Tiranës.
Lini një Përgjigje