Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Fier ka komentuar sërish akuzat për pengim integrimi dhe rritje të korrupsionit në vend. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk është thjesht ajo çfarë bën drejtësia, ndërsa shtoi se në vend nuk dikton ky fenomen.
Rama tha se mund të përballet me këdo me fakte, sepse siç shtoi, ai me thashetheme e gjyqe publike është e vështirë. Rama ironizoi gjithashtu edhe opozitën, teksa tha se përballë kanë vetëm sfidat.
“Lufta kundër korrupsionin nuk është thjesht çfarë bën drejtësia, ajo që bën drejtësia është pjesë e saj, por edhe atë që sot bën drejtësia nuk ka asnjë njeri që ta mohojë se është rezultat i reformës që ka bërë PS, që ne kemi pasur vullnetin të dorëzojmë shpatën e drejtësisë. Për tu kthyer te ekonomia, të ardhurat, te pagat, te pensionet e prokurimet, te pjesa që nuk është e drejtësisë por e mirëqeverisjes, të gjitha këto flasin për faktin që sot ne problemin me korrupsionin i kemi probleme që duhet të vazhdojmë t’i adresojmë por në Shqipëri nuk e bën ligjin korrupsioni dhe nuk dikton korrupsioni.
Kjo duhet thënë, dhe kjo është e vërteta. Mund të përballem me këto me fakte, kurse me thashetheme, gjyqe publike dhe historira të tjera është e vështirë t’ia dalësh se janë historira të rënda që lidhen me interesa, këndvështrime, pozicionime që janë të paragjykuara për shkak se ne kemi fituar 83 mandate. Dhe të fitosh 83 mandate.
Se normal që ata që ne kemi përballë, nuk i kemi përballë për hir të së vërtetës, sepse përballë kemi vetëm sfidat. I kemi mbrapa që na ndjekin nga pas si lukuni dhe me çdo kusht duan të na ndalin ndihen më keq dhe përpiqen të gjejnë arsye në hava se fitojmë ne dhe se pse marrin 83 mandate. Sa më shumë ata flasin për keq, aq më shumë fitojmë. Sa më shumë akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojnë.”, tha Rama.
Prandaj i nxjerr gazetaret perjashta apo i fyen o Rame se fiton me perballje?
Sa mire me kane zevendesuar!