TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2026, 14:57

Rama takim me fermerët në Lushnjë: Opozita i përbuz shqiptarët, kujtojnë se u ka mbetur ora te 'tokë e xanun'

Shkruar nga Pamfleti
Rama takim me fermerët në Lushnjë: Opozita i përbuz
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët e Lushnjës në fshatin Krutje, ku komentoi procesin e negociatave me Bashkimin Europian dhe akuzat e opozitës për bllokim të tyre.

Rama kundërshtoi deklaratat e Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të opozitës, të cilët kanë lidhur ecurinë e negociatave me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimin e mazhorancës ndaj saj. Ai deklaroi se procesi nuk ka asnjë pengesë dhe se interpretimi i opozitës synon të deformojë perceptimin publik.

Në fjalën e tij, Rama përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve politikë, duke i akuzuar për qëndrime përçmuese ndaj qytetarëve dhe për rikthim në narrativa të vjetra politike.

'Nuk ka se çfarë bllokimi të ketë. Duhet të jesh u lig. Janë të ligj, përbuzës ndaj shqiptarëve. I konsiderojnë budallenj. Kujtojnë se shqiptarëve u ka mbet ora te toka e xanun dhe merrni armët. Shqiptarët janë shumë më përpara se sa janë politikanët dhe gazetarët. Shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës kur vjen puna të politika", u shpreh ai. 

Në vijim, kryeministri e zhvendosi fokusin te aspekti teknik i negociatave, duke theksuar se procesi lidhet me afatet e përshtatjes, veçanërisht për sektorin bujqësor. Ai sqaroi se diskutimi kryesor zhvillohet mbi periudhën që i duhet fermerëve për t’u integruar në standardet e BE-së.

"Ça u bllokua? Nuk është bllokuar asgjë se janë negociata. Gjëja do ndodhi shpejt. Një gjë që negociojë sa vite do na lini që ti lemë fermerët tanë të adaptohen. Nëse hyjmë në 2030 më pak se 5 vjet, fermerët tanë nuk adaptohen dot. Do duhet të mbeten pa asgjë. Sa vite do na lini? Kjo është negociata. Kemi arritur të marrim premtim që sigurisht që do nënshkruhet se do shtyhet edhe 5 vjet të tjera lehtësie. Janë më pak se 10 vite, ikin shpejt", u shpreh kryeministri. 

edi rama takim me feremeret ne lushnje

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Po, opozita perbize shqiptaret dhe merakun e ka ti vjedh fermerët shqiptar. Kurse pozita "i do" shume fermerët shqiptar sic tregoj edhe ministrash e Ramaqisit ajo Frida Krifca qe vodhi paratë qe BR i dedikoj fermerëve shqiptar. Frika Krifca keto para i vodhi dhe Ramaqis e mbron duke mos e lejuar drejtuesin te procesor rastin. Dhe per kete vjedhje te pozitës, BE ka futur nen sanksione fermerët shqiptar deri ne dorëzimin e Frida Krifces para drejtesise dhe zbardhje n e Lekaj hajduteve antishkombetare e antifermerve shqiptar. Ja pra qe pozite e opozite "e duane" kaq shume kete popull sa e shenderruane ne dele.

    Lini një Përgjigje