TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2026, 09:43

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel: Mik i madh i shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel.

Kreu i shtetit e ka cilësuar atë si një nga personalitetet më të përkushtuara ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim, Begaj theksoi mirënjohjen e thellë për kontributin e Engel në mbështetje të Kosovës dhe kombit shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira historike.

“Sot u nda nga jeta Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe një derë gjithmonë e hapur për ta.

Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë.

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të vyer, që qëndroi pranë nesh me përkushtim dhe guxim. U prehsh në paqe!”, thuhet në mesazhin e Presidentit Begaj.

Eliot Engel ka qenë prej dekadash një prej zërave më të fortë në Kongresin Amerikan në mbështetje të Kosovës dhe çështjes shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. 

presidenti bajram begaj

Lini një Përgjigje