TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2026, 21:18

Bllokimi i negociatave? Rama: Ambasadori i BE nuk gënjen, mos dëgjoni maskarallëkun

Shkruar nga Pamfleti
Bllokimi i negociatave? Rama: Ambasadori i BE nuk gënjen, mos dëgjoni
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar në maksimum deklaratat publike të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, lidhur me integrimin e Shqipërisë, për t’i kërkuar qytetarëve që të mos merren me deklaratat e pavërteta të opozitarëve se procesi i negociatave është bllokuar.

Madje Rama shkoi më tej kur i konsideroi si maskarallëqe të përditshme dhe të përnatshme që hidhen për të çorientuar jo vetëm qytetarët, por edhe qeverinë.

“Shqipëria është e para për prokurimet publike, për mënyrën si funksionon sistemi, e para në rajon. Jemi në rrugën e duhur të një vendi në këtë raport të prokurimeve publike të BE, është më lart se shumë vende të vetë BE-së nga pikëpamja e integritetit të prokurimeve publike.

Është fakt, si t’ia bëjmë tani? Të themi se nuk ekzistojnë. Tek tuk marr aq sa duhet për të kuptuar në çfarë ujërash notojmë. E dëgjuat ambasadorin e BE, tha se nuk ka bllokim të Shqipërisë.

Ai nuk del atje për të gënjyer, ai nuk i shërben qeverisë së Shqipërisë. Po të kishte bllokim të pashpallur nuk do dilte fare. Fakti që e tha, tha një të vërtetë që është e thjeshtë, nuk tha ndonjë gjë”, tha ai.

 

edi rama integrimi be

Lini një Përgjigje