TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2026, 19:30

Rama fushatë me pensionistët: Kjo opozitë na ka rënë për pjesë, edhe në Bruksel ma thonë

Shkruar nga Pamfleti
Rama fushatë me pensionistët: Kjo opozitë na ka rënë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e takimeve me pensionistët në Berat, nga ku premtoi jo thjesht indeksimin e pensioneve, por edhe rritjen reale të tyre.

Rama tha se në Shqipëri ka korrupsion, por nuk ka më shumë se më parë, ndërsa u shpreh se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

“Negociatat nuk janë të bllokuara, e dëgjuat ambasadorin e BE-së në Shqipëri, ai nuk punon për Qeverinë shqiptare dhe nëse do të kishte bllokim atëherë ai do e thoshte. Askush nuk e ka thënë që procesi do të mbyllej në fund të marsit, negociatat do të vazhdojnë në prill dhe në maj, dhe do të jetë sukses i madh që të mbyllen brenda kësaj kohe. Atëherë si mund të thuhet se negociatat janë bllokuar?”, tha Rama.

Ndërsa e konsideroi si mision kombëtar integrimin e Shqipërisë në BE, Kryeministri deklaroi se nuk ka aspak rëndësi se kush qeveris në këtë vend për të përmbushur këtë ëndërr të shqiptarëve.

Ata andej na kanë thënë në Bruksel se askush më parë nuk e ka bërë që njëra palë të shkonte në Bruksel dhe të kërkonte bllokimin e negociatave meqë kishin sherre me ata që qeverisnin. Nuk e bënë as maqedonasit që ishin në prag të luftës me njëri tjetrin dhe as malazezët. Në shqip mund të thonë gjithçka, por në gjuhë të huaj askush nuk e ka bërë, sikundër ndodh me opozitën këtu, që shkojnë në Bruksel dhe thonë bllokojini negociatat. Këta na kanë rënë për pjesë dhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Rama.

Lidhur me akuzat për rritjen e korrupsionit, Rama tha se si ka mundësi që të mblidhen më shumë para nga tatimet dhe të thuhet se ka më shumë korrupsion, apo si ka mundësi që të kemi rritje ekonomike më të madhe dhe më shumë korrupsion se më parë. “Prisni dhe do e shihni, brenda pak ditësh do të kemi raportin e Bashkimit Europian, ato certifikojnë gjithçka, kalojnë gjithçka në lupë”, paralajmëroi Rama.

Ai tha se Qeveria nuk ka ndërmend të çorientohet nga maskarallëku i përditshëm dhe i përnatshëm, ndërsa është e vendosur të realizojë të gjitha projektet dhe premtimet e saj.

 

rama berat pensioniste

2 Komente

  1. L
    Lira

    Shperndarja problem, jo mbledhja

    1. g
      gjeli nga surreli

      Gebelsi shqiptar ne fushate!!!!

      Lini një Përgjigje