Kryeministri Edi Rama ka nisur tashmë fushatën për zgjedhjet vendore të 2027, teksa zhvilloi mesditën e sotme një takim me pensionistët në Tiranë.
Rama tha se me rritjen e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, sipas tij, tani është bërë e mundur rritja e pensioneve, të cilat do rriten çdo janar.
Mes batutave, shefi i qeverisë u tha pensionistëve se e njohin politikën më mirë se 90% të deputetëve dhe prandaj votojnë në shumicë dërrmuese Partisë Socialiste.
"Për pensionet jemi në një fazë tjetër. E kemi patur problem faktin që nuk i rrisnim dot pensionet. Filluan të rriten pagat dhe të vihen në vijë investimet, përsëri te pensionet e kishim të pamundur. Ndesheshim me këtë stres nga ana e pensionistëve që realisht e kanë më të vështirë se të tjerët. E vetmja gjë që kemi bërë ka qenë indeksimi i pensioneve. Por nuk është rritje. Ajo që ju kam thënë dhe kam përsëritur, e vërteta na pengonte të shkonim te pensionet se ekonomia nuk na mbështeste një plan real rritje. Më në fund siç kishim parashikuar erdhi momenti që ekonomia na krijoi këtë mundësi. Tani nga janari merrni pensione më të larta. Çdo janar pensioni do rritet. Janarin e ardhshëm do jetë dyfishi, janari 2028 trefishi, 2029 4 fishi dhe 2030 5 fishi. Për të arritur te ajo shumë për të arritur objektivat që kemi shpallur me ju.
Ne ndërkohë kemi diskutuar për të tjera ndryshime në skemën e pensioneve. Duke filluar të krijojmë një hapësirë tjetër për ata që duan të kursejnë më shumë për të patur pension më të lartë. Do rishikojmë skemën për pensionistët e vetëpunësuar dhe ata që vazhdojnë të punojnë. Shkojnë në favor të pensionistëve. Kemi diskutuar mbështetjen për invalidët. Kanë të kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, nuk mund të lihet prapa atij ka aftësinë. Thelbi i këtyre që po them është ekonomia. Ndryshimi domethënës i ekonomisë. I kemi mundësitë. Lajm i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e prodhimit të përgjithshëm. Jemi në kushtet edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon të adresojmë shumë çështje.
Ju politikën e dini më të mirë se të tjerët prandaj në shumicë votoni këtë shumicë qeverisëse të vazhdojë punën. E njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve.", tha Rama.
U kujtove per pensionistet ti Hale
Pershtypja ime mbeti aty ku jo vetem te Pensjonet e Ulta dhe ndeshkimi fillon te Pensjonet qe ka kontribute mbi 40 vite Pune ku fjalia mbi 40 mij nuk Rritet Tani i bije qe Ata qe kane Kontribuar ma Shume di rrine te Presin Ata qe skane Vite pune dhe kane Pensjon te Vogel dhe do Vdesin te Barabarte me Pensjoniin e Atyre qe Kontributin e kane Minmal nese e Lexoni mbetemi me Shprese per nje Shpjegim
Përsëri do votën e fukarenjve që kanë mbetur në Shqipëri sepse nuk mund të ikin nga sytë këmbët për shkak të këtij maskarai me shokët e vet që kanë zhvatur miliarda euro për vete kurse pensionistët i gënjejnë me karamele në fund të muajit.Ky që don të zhvasë akoma 10 apo 15 miliardë euro deri në vitin 2030..kurse shqiptarëve t'ju japë noc rrokun e tij,dhe premtimin se do të kenë 24 orë ujë,ndërkohë që edhe ujin po ua merr për t'ua dhënë oligarkëve..Na shtrohet gjithandej ky monstra që të na mbushë mendjen se qenka burrë i mirë... Shqipëtarët do t'ua tregojnë vendin këtyre kriminelëve diktatorë shumë shpejt