TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2026, 12:35

"Anëtarësimi ka ngecur në Bruksel"/ Ministri Hoxha i kundërpërgjigjet Berishës: Tymnajë politike

Shkruar nga Pamfleti
"Anëtarësimi ka ngecur në Bruksel"/ Ministri Hoxha i
Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe Berisha

Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të PD, Sali Berisha për sa i përket negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ai i quajti tymnajë deklaratat se mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel, duke shtuar se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në këto negociata.

“Kohët e fundit, javët e fundit kemi parë këndvështrime, deklarata, analiza, hamendësime, ato që do i quaja një tymnajë që është ushqyer nga diskursi i brendshëm. Ajo që është fakt, dhe jo vetëm sepse e themi ne, por sepse e konfirmojnë institucionet europiane dhe vendet anëtare, është se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm, shembullor në avancimin e negociatave duke vijuar punën për përmbushjen e detyrimeve që kemi marrë bashkarisht me KE-në, që janë diskutuara nga vendet anëtare dhe që janë absolutisht përmbajtja e asaj që ne quajmë procesi negociues. Edhe në daljet publike, në angazhimin publik që kemi zhvilluar bashkë me disa kolegë në qeveri, për të diskutuar me rininë, me studentët, dhe kjo nuk është një shëtitje rruge, siç thuhet, por është të shkosh atje ku formohet brezi i ri, të shkojmë atje ku po formohen ata që duhet të jenë të parët ta shijojnë jetën e tyre profesionale si anëtarë dhe qytetarë të BE-së. Po mundohemi të theksojmë disa gjëra shumë të thjeshta, por përmbajtësore. Integrimi nuk është vetëm proces teknik, proces letrash, raportesh, procese email-esh, përgjigjesh, pyetjesh, por është një proces transformimi që ndodh në vend. E kam theksuar dhe kam dëshirë ta theksoj përsëri, vendimet bëhen në Bruksel, takimet bëhen në Bruksel, reformat merren këtu, impakti është këtu dhe do të mbesë këtu.", tha Hoxha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar  ditën e sotme se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka ngecur për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës dhe vartëseve së tij.

Në një tryezë diskutimi mbi zhvillimet e Portit të Durrësit, ai theksoi se shumë vende janë shprehur skeptikë për raportin e IBAR, ndërsa shtoi se “një breshëri të re kushtesh e kërkesash që do t’i vendosen Shqipërisë.”

Berisha ironizoi kryeministrin Rama teksa tha se duke deklaruar se ka më pak korrupsion po bëhet më i besueshëm, duke iu referuar deklaratave që ka mbajtur ditët e fundit në takimet që ka mbajtur me socialistët.

" E vërteta është që Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij, por një breshëri kushtesh të reja vendosen dhe de facto pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës, Shqipëria largohet me Edi Ramën, me shpejtësi mbrapa nga horizonti.

Mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion seç kishte, bëhet më i besueshëm kur të gjithë e dinë se kryehajduti i vendit është ai. Punët e Ramës janë sarajet e Surrelit, pallati i Linda Ramës pa asnjë faturë, porti i Durrësit që shkon disa miliarda, tuneli i Llogarasë, autostrada Librazhd-Dragostunjë, e shembur sikur t’i kesh hedhur bombën më të madhe që ekziston, rrugët e shembura në të 4 anët e vendit.", tha Berisha.

 

hoxha berisha

Lini një Përgjigje