TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2026, 11:01

Porti i ri i Durrësit, Berisha: Alabar do investonte 70 mln, pjesën tjetër i kishte Rama me Troplinët dhe Çopjat!

Shkruar nga Pamfleti

Porti i ri i Durrësit, Berisha: Alabar do investonte 70 mln, pjesën

Gjatë një tryeze të organizuar për Portin e Durrësit dhe projektin për ndërtimin e një porti të ri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisë lidhur me mënyrën e menaxhimit të këtij projekti.

Ai deklaroi se investitori Alabar do të kontribuonte me rreth 70 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e investimeve, sipas tij, lidhet me individë dhe grupe të tjera.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përvetësim të një pasurie publike si Porti i Durrësit, duke kundërshtuar edhe ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano, të cilin e cilësoi më të vogël dhe të destinuar për aktivitete të paligjshme.

Sipas tij, Porti i Durrësit ka rëndësi të veçantë strategjike për rajonin dhe më gjerë, ndërsa zhvendosja e tij do të kishte pasoja negative edhe për Europën Qendrore.

"Alabar padyshim investitor. Deklaroi de do investoj 70 mln. Tjerat del se i investon Franc Çopja. Kush i investon paratë për ndërtimin 5 6 hoteleve me 5 6 yje, për ndërtimin e marinës. Pishinave. Këto do i investonte Edi Rama më Troplinët Çopjat dhe Çelat. Ata kanë mld në dhe, në kontejneri, i nxjerrin. Kjo është thelbi. Nuk ka vjedhje më të madhe se kjo. Vetëm truall publik janë 1 mln 200 mijë m 2. Investimet që janë bërë thellimet, leverdishmëria e jashtëzakonshme e portit për zonën nga Mati në Urën e Mifolit.

Dhe autoriteti i Be për portet, e kishte klasifikuar Durrësin si port i rëndësisë strategjike. E kishte studiuar Durrësin. Të gjitha studimet, e shpalosjes së forcave të armatosura në kuadrin e NATO. Durrësin e e kishin epiqendër. Pra, çdo gjë ishte e stabilizuar. Durrësi me infrastrukturën e re që ndërtohej , me rrugën e Kombit, hekurudhën Durrës Prishtinë, korridorin e 8. Durrësi shndërrohej epiqendër e transportit në rajon. E kam deklaruare një nga kundërshtimet më të egra për rrugën e Kombit ishte sepse dëmton portet e tjera në rajon. Natyrisht fuqizohej Durrësi.", tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje