Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, doli publikisht në mbrojtje të shërbimit diplomatik shqiptar, duke e cilësuar atë profesional dhe të përkushtuar.
Në një konferencë për mediat të premten, Hoxha deklaroi se diplomatët shqiptarë punojnë në kushte që shpesh nuk përputhen me perceptimin publik për komoditetin e shërbimit jashtë vendit.
“Diplomatët tanë shërbejnë në mjedise dhe rrethana sfiduese. Dikur dukej shumë simpatike lije vendin për të shkuar në një vend perëndimor, por jo të gjithë shërbejnë në vende perëndimore. Jo të gjithë shërbejnë në kushtet më të rehatshme të mundshme. Nganjëherë partnerët nuk gjejnë punë, fëmijët nuk shkollohen kollaj. Dhe mbas 3-4 vitesh duhet të lëvizin. E kam provuar edhe vetë, por për këto gjëra nuk para kemi folur, sepse do të dukeshin si shqetësime luksi në krahasim me situatën në Shqipëri. Sot nuk janë më shqetësime luksi”, tha Hoxha.
Ai e lidh drejtpërdrejt këtë realitet me vështirësinë për të mbushur pozicionet në shërbimin e jashtëm, edhe në destinacione që tradicionalisht konsiderohen të dëshirueshme.
“Sot nuk është e kollajtë që kolegët të vendosin menjëherë për të shkuar në Stokholm apo Madrid. Do të mendohen mirë dhe do të vënë në balancë edhe aspekte të rëndësishme të jetës private dhe për këtë duhet të mendojmë se si të kemi incentiva më të mira”, shtoi ai.
Ky rrugac nuk ka faj qe permend veshtir Stockholm ku ishte dashnorja e tij qe nuk arriti të bind Suedine të jap ok për raportin Tani e coi ke vendi vet Bruksel ku duhen spiunat me koruptu Kos e Ursula si din kta specialista qe pasurohen me tendera Durana e lepirje
Spiunat marin naj gru spiune nga vendi ku shkojn Ambasador, majn shpi ke qera për 1 vit dhe pasi kan mbaru detyren e kalamojt me puna t mira se i man me kimet shteti huj spiunat e vet
Ky lekist sksist I pangop kontrolloni ku I ka cu spiunat e kuçkat e ministris sa u bo minister e flasim masanej