TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2026, 14:50

Rama takim me pensionistët: Dy shtresat që do të ndihmojë qeveria në rast se nafta prek çmimet e ushqimeve 

Shkruar nga Pamfleti
Rama takim me pensionistët: Dy shtresat që do të ndihmojë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pensionistët dhe familjet në nevojë do të jenë të parët që do të përfitojnë mbështetje nga qeveria nëse rritja e çmimit të naftës përkthehet në rritje të çmimeve të ushqimeve.

Rama theksoi se rritja e çmimit të naftës është sinjali i parë që mund të pasohet nga rritja e çmimeve të produkteve bazë, duke paralajmëruar se në një skenar të tillë qeveria do të ndërhyjë duke vendosur në fokus shtresat më të ndjeshme.

Ai përmendi gjithashtu se po përgatitet një skemë e re mbështetjeje për familjet në ndihmë ekonomike, lidhur me një kartë të dedikuar për shpenzimet bazë, me synim kontrollin e përdorimit të fondeve dhe formalizimin e transaksioneve.

“Gjërat që ndodhin jashtë vullnetit tonë, gjërat që nuk i vendosim ne, po duhet t’i përballim, që nga pandemia e tërmeti, tek lufta në Ukrainë dhe tani tek lufta në Lindjen e Mesme, që vjen këtu tek çmimi i naftës, i cili befasisht kërcen jashtë çdo lloj parashikimi dhe që shpresojmë që ai armëpushimi 15 ditor, të çojë në një zgjidhje përfundimtare përpara se sa ai çmimi i naftës, simptoma e parë, të shfaqet pastaj edhe tek çmimet e ushqimeve dhe nëse do shfaqet te çmimet e ushqimeve dhe do të jetë diçka me të cilën ne duhet të përballemi, sigurisht që ne gjëja e parë që do mendojmë jeni ju pensionistët, patjetër, të tjerët vijnë mbrapa.

Ju jeni të parët dhe bashkë me ju edhe familjet sigurisht në nevojë që janë në mbrojtjen ekonomike të qeverisë, për të cilat jemi duke përgatitur dhe një skemë të re të bazuar tek një kartë e shpenzimeve familjare në bazë të shportës, në mënyrë që ato lekë që ata marrin nga taksat e shqiptarëve të shkojnë për familjen, për fëmijët e tyre dhe asnjë lek të mos përfundojë në pijetore apo të mos shkojë në bixhoz dhe kjo është e rëndësishme.

Por ndërkohë duke bërë këtë ato lekë të cilat përmes kartës do të mund të shpenzohen me artikujt bazë në çdo lloj dyqani, në çdo lloj pike ku blihen ushqime të jenë të gjitha me TVSH në mënyrë që ajo TVSH-ja, që sot në shumë raste merret mënjanë nga shitësi të shkojë prapë në buxhet dhe nga ai buxhet të kthehet tek ju, të kthehet tek ata dhe jo të merret dhe t’i fshihet shtetit nga shitësi", u shpreh Rama.

 

edi rama

1 Komente

  1. p
    preshi

    Ku i ka pensionistet , ke do genjehe?????

    Lini një Përgjigje