TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2026, 17:20

Balluku nga Lushnja: Arritjet vijnë nga bashkëpunimi, por shpesh mbulohen nga balta

Shkruar nga Pamfleti
Balluku nga Lushnja: Arritjet vijnë nga bashkëpunimi, por shpesh
Belinda Balluku

Drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Partisë Socialiste në Lushnjë, vuri theksin te bashkëpunimi dhe organizimi i brendshëm si faktorë kyç në arritjet e deritanishme.

Ajo e nisi fjalën duke falënderuar strukturat për rezultatet në zgjedhjet e fundit, ndërsa theksoi se Partia Socialiste po hyn në një fazë të re organizimi në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Jemi takuar shpesh këto kohë për procesin e rienergjizimit, për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2027. Unë do ta nis duke ju falënderuar për punën e shkëlqyer, për arritjet që kemi bërë gjatë zgjedhjeve të majit 2025. Bashkia e Lushnjës është me fitoren më të thellë, pas asaj të Mallakastrës”, u shpreh Balluku.

Ajo nënvizoi se rezultatet e arritura janë fryt i disiplinës dhe bashkëpunimit mes strukturave të partisë, si dhe i hapjes ndaj anëtarësimeve të reja.

Po e përsëris edhe sot se kjo ka ardhur në sajë të disiplinës së treguar dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha dyerve të hapura të partisë sonë. Partia jonë vendosi të hapë dyert për prurje të reja, për atë që kemi biseduar bashkë”, deklaroi ajo.

Në vijim, Balluku u ndal edhe te debati publik, duke theksuar se sipas saj, arritjet e qeverisë shpesh zbehen nga kritikat dhe akuzat.

Ky është një rast i mirë për të rienergjizuar partinë, por mbi të gjitha për të folur për punët e Shqipërisë, që shpesh herë mbulohen nga balta, harrohen ato që kanë ndodhur në këto 13 vite. Nuk është asnjëherë gabim për t’u ulur dhe folur, pasi ka vend edhe për t’u përmirësuar”, tha Balluku.

balluku ps lushnje

2 Komente

    1. F
      F

      Si s'ke fare turp o perendi. Ca rospie paskishe qene.

      Lini një Përgjigje