Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë thirrje për reflektim brenda forcës politike ku ka qenë pjesë, duke theksuar se përgjegjësia për çdo largim nga partia i takon lidershipit të saj, të drejtuar nga Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “QUO VADIS”, Salianji u shpreh se demokratët që angazhohen në parti synojnë të jenë fitues dhe, sipas tij, nuk mund të etiketohen si “kriminelë” për faktin se kërkojnë sukses politik.
Ai kritikoi mënyrën e drejtimit të partisë, duke pretenduar se drejtuesit nuk marrin në konsideratë mendimin e anëtarësisë dhe se Partia Demokratike nuk duhet të trajtohet si pronë personale. Sipas tij, interesi i vetëm i partisë duhet të jetë rritja e numrit të anëtarëve dhe votuesve.
“Quhen kriminalë demokratët që duan të jenë fitues. Të gjithë ata që vijnë në parti duan të fitojnë. Partia ka vetëm një interes, si të shtojë anëtarët dhe votuesit. Nëse drejtuesit thonë se nuk na intereson çfarë mendojnë demokratët, atëherë duan ta mbajnë si pronë. Duhet ta bëjmë tani, që të mos flasim pas një viti. Duhet të ishim sot me 61 kandidatë, me njerëz të ndarë në zona. Kur janë në PD, nuk ikën njeri. Përgjegjësia për çdo largim nga PD është e lidershipit”, deklaroi Salianji.
Lini një Përgjigje