TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 07:20

A do të ketë “Çadër” të premten para Kryeministrisë? Ervin Salianji zbulon skenarët

Shkruar nga Pamfleti

Ish-deputeti i PD flet për protestën e thirrur nga opozita dhe mundësinë e një çadre para Kryeministrisë.

A do të ketë “Çadër” të premten para
Ervin Salianji

Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike dhe skenarët që mund ta shoqërojnë u diskutuan në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj. I ftuar në studio, ish-deputeti Ervin Salianji komentoi organizimin dhe formën e mundshme të tubimit.

I pyetur nëse opozita do të vendosë çadër para Kryeministrisë, si në vitin 2017, Salianji nuk përjashtoi asnjë alternativë. “Çdo vendimmarrje që merret, kush e merr do të jetë përgjegjës”, tha ai, duke shtuar se çdo formë organizimi kërkon përgjegjësi dhe strukturë.

Në lidhje me idenë e çadrës, ai reagoi me pyetjen: “Çfarë do të thotë çadër?”. Më pas komentoi edhe nismën e Lapajt, duke deklaruar se “Lapaj po bën shumë mirë, po bën rezistencën e vet. Po sakrifikon nga vetja e vet. PD ka 500 mijë votues, nuk mund të dalë dhe të dështojë”.

Salianji theksoi se protesta duhet të mbështetet në forcë organizative dhe pjesëmarrje të qëndrueshme. “Nëse e kanë forcën organizative siç e patën atë ditë, merren 1 mijë njerëz në ditë, thirren protesta një herë në javë. Nëse bëhet, ta bëjmë mirë; po e bëmë mirë, patjetër. Çdo formë proteste që çmonton qeverinë e Ramës është e vlefshme. Nuk duheshin kështu këto 3 protesta”, u shpreh ai.

Sipas tij, forma e protestave të fundit nuk ka qenë e duhura. “Pa folësa. Duke u dhënë zë atyre që kanë shqetësime, duhej bërë në formë tjetër; ia kemi dalë përherë”, deklaroi Salianji, ndërsa në studio pati reagim me kundërshtimin: “Asnjëherë nuk ia keni dalë.”

a do të ketë “Çadër”

Lini një Përgjigje