Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një fotoalbum me pamje nga ceremonia inauguruese e Bordit të Paqes, e cila u zhvillua dje në Uashington.
Nga fotot që ka publikaur Rama pra para dhe pas ceremonisë dhe tregojnë takimet e kryeministrit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe shumë presidentë e drejtues shtetesh nga Europa në Azi e Afrikë.
Në panelin e Bordit, ai ka qenë në anën e djathtë, krah përfaqësuesve nga Emiratet, Arabia Saudite, Europa dhe Lindja e Mesme.
Gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes, Rama përmendi edhe Gjykatën e Hagës, e cila ka kërkuar 45 vite burg për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale në Hagë është e dështuar, në rastin e pretencës ndaj çlirimtarëve. Kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të bëjë diçka, përpara se të ndodhë diçka e keqe. Ai u shpreh se Thaçi është arrestuar nga prokurori që ka përndjekur kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Rama deklaroi se Shqipëria do të kontribuojë për të sjellë paqen në Gaza, duke dërguar trupa në terren, në rajonin e shkatërruar nga lufta.
Lini një Përgjigje