TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 19:30

PD mbyll fushatën për 11 majin, mbështetësit e saj me flamujt e SHBA (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

PD mbyll fushatën për 11 majin, mbështetësit e saj me

Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbyllin sot fushatën për 11 majin me një miting në bulevardin e ri.

Nuk dihet pse demokratët kanë zgjedhur këtë vend për të mbyllur fushatën, ndërsa mitingu i hapjes së fushatës u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”.

PD mbyll fushatën për 11 majin, mbështetësit e saj me

Mbështetës të opozitës janë mbledhur përgjatë bulevardit, aty ku janë vendosur edhe karriget, ndërsa demostruesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë, të BE-së dhe SHBA, por edhe me flamujt e Partisë Demokratike.

Në mitingun e mbylljes së fushatës krahas kreut demokrat Sali Berisha, pritet që një fjalim të mbajë edhe Chris LaCivita, strategu amerikan që drejtoi fushatën e demokratëve.

PD mbyll fushatën për 11 majin, mbështetësit e saj me

Lini një Përgjigje