TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 18:31

“LaCivita, e vetmja gjë pozitive në 2 vjet”, Kokalari: Ja për kë do votoja në 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

“LaCivita, e vetmja gjë pozitive në 2 vjet”, Kokalari: Ja

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, në një postim në rrjetet sociale, ka zbuluar se për cilën forcë politike do të votonte në zgjedhjet e 11 majit.

Kokalari shkruan se duke mos dashur të votoj kundër PD-së, të cilën realisht them jam e vetmja që mund t'a nxjerrë nga llumi ku është - dhe këtu kam parasysh dhe mbështetjen bio dhe reale që mund të marrë nga administrata e Trumpit, është dhe arsyeja pse refuzoj të votoj këtë vit.

“11 maji do të tregojë sa nga votat tuaja do t'ju shkojnë partive të vogla dhe ndoshta aty do kuptoni se sa të përçarë jeni.

Berishës ja dhamë të gjitha mundësitë të tregonte që 'misioni' i tij ishte për PDnë dhe jo të shpëtonte veten, dhe ra kokë e këmbë duke na shpalosur korrupsionin e rradhës në 2023-shin.

Kjo është dhe arsyeja pse refuzoj të votoj këtë vit - refuzoj të legjitimizoj korrupsionin e Berishës por refuzoj ti bëj dëm PD-së duke votuar dikë tjetër, dhe pse ka plot të tjerë që e meritojnë votën e të djathtëve”, shkruan Kokalari.

Postimi nga Evi Kokalari

Meqënëse më keni pyetur disa herë për kë do votoja, po them dy fjalë:

Në këtë pikë dhe mbas fiaskos së zgjedhjeve të 2023-it dhe mbi të gjitha 'Kullës së Malit', nuk më lë ndërgjegjia t'ja jap votën Sali Berishës, dhe mbi të gjitha koalicionit të tij me Ilir Metën, por nuk do të votoja kurrë Edi Ramën apo PS-në për sa kohë që të kem jetë.

Ka disa grupime të të djathtës që PD-së do ti marrin shume vota. Këtu nuk kam parasysh Lapën, madje them rrini larg nga ai.

Fakti që Berisha apo asnjë në PD nuk bëri mund të bashkojë bazën, fut këtu dhe ata të Bashës, është gabimi më i madh në këto zgjedhje. Disa nga grupimet që kanë dal veç kanë më dinjitet se ju që pretendoni që Berisha është kryetari legjendar dhe se ka një shans dhe që mbi të gjitha ai po mbron interesin tuaj. Kjo është gënjeshtra më masive në atë parti.

Duke mos dashur të votoj kundër PD-së, të cilën realisht them jam e vetmja që mund t'a nxjerrë nga llumi ku është - dhe këtu kam parasysh dhe mbështetjen bio dhe reale që mund të marrë nga administrata e Trumpit, është dhe arsyeja pse refuzoj të votoj këtë vit.

Di t'ju them se pa bashkuar bazën reale të PD-se dhe kurre në koalicion me LSI-në, nuk fitohen zgjedhjet.

E gjithë mundi dhe leku që u hodh për LaCivitën, që në vetvete është e vetmja gjë pozitive që ju ka ndodhur këto dy vite, do shkoj dëm sepse pislliku i korrupsionit është shumë i thellë dhe ka dalë komplet në sipërfaqe për të gjithë ta shohin.

11 Maji do tregoj sa nga votat tuaja do t'ju shkojnë partive të vogla dhe ndoshta aty do kuptoni se sa të përçarë jeni.

Berishës ja dhamë të gjitha mundësitë të tregonte që 'misioni' i tij ishte për PD-në dhe jo të shpëtonte veten, dhe ra kokë e këmbë duke na shpalosur korrupsionin e rradhës në 2023-shin.

Kjo është dhe arsyeja pse refuzoj të votoj këtë vit - refuzoj të legjitimizoj korrupsionin e Berishës por refuzoj ti bëj dëm PDsë duke votuar dikë tjetër, dhe pse ka plot të tjerë që e meritojnë votën e të djathtëve.

Lini një Përgjigje