
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi menjëherë pas vendimit të opozitës për të braktisur sallën e Kuvendit gjatë votimit të ndryshimeve të Rregullores.
Në një prononcim për mediat jashtë godinës së Parlamentit, Bardhi theksoi se opozita ishte kundër këtyre ndryshimeve, pasi mazhoranca nuk kishte marrë parasysh kërkesat e tyre.
Në fund, Bardhi njoftoi se menjëherë pas seancës së mesditës, grupi parlamentar i PD-së do të mblidhej në një mbledhje urgjente për të diskutuar hapat e ardhshëm.
"Kuvendi institucion kushtetues që ushtrojnë funksionin e tyre deputetët përfaqësojnë të gjitha forcat e politike. Propozimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje, kanë vendosur ta kalojnë brenda 24 orëve në shkelje të procedurës së parashikuar nga rregullorja dhe Kushtetuta.
Për këtë arse, grupi jonë parlamentar, pasi dha të gjitha argumentat, vendosëm të mos përfshiheshim në këtë procedurë antikushtetuese. Ne nuk do të lejmë asnjë hapësirë bosh që i përket opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Tani do të largohemi në një mbledhje urgjente me grupin parlamentare dhe do të marrim vendime sesi do të sillemi në seancën e orës 17:00”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje