
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të zbatojë rregulloren dhe Kushtetutën me debatin që duhet ezauruar për të shqyrtuar strukturën e re të Kuvendit.
Gjatë debatit në Kuvend lidhur me ndryshimet në Rregullore, Zhupa i përmendi Peleshit që me kalimin me procedurë të përshpejtuar të strukturës së re të Kuvendit, po shkelen 9 nene të rregullores.
“Ato 10 ditë janë pjesë e rregullores së Kuvendit. Është për t’u bërë procedura. Nëse keni ardhur me bindjen që 83 kartona i keni dhe mund t’i shfrytëzoni të bëni çfarë të doni, atëherë siç i prezantuat në Asamblenë e PS, mund edhe t’i kishit votuar në Asamblenë e PS meqënëse 83 kartona i kishit atje.
Kur vini në Kuvend kemi disa rregulla të përbashkëta. Ju i pari si kryetar dhe ne duhet të zbatojmë atë që u betua vetëm 48 orë përpara. Janë 9 nene të rregullores që shkelen me këtë që ju thoni. Keni ndërmend që Gjykata Kushtetuese t’ju rrëzojë përsëri.
Nuk e keni me seriozitet as procesin e integrimit se A-ja e integrimit është zbatimi i Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”, u shpreh deputetja e PD, Ina Zhupa
Lini një Përgjigje