TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 12:57

"Doni të lani duart pas krimit që kryeni", Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti

"Doni të lani duart pas krimit që kryeni", Berisha-Peleshit:

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi se ka nisur detyrën e tij duke shkelur Kushtetutën.

Berisha ka akuzuar Peleshin se është kthyer në një sekretar mjeran të Ramës, ndërsa shtoi se tentativa për procedurë të përshpejtuar për komisionet parlamentare, është një shkelmim i vullnetit të qytetarëve.

“Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i Kushtetutës, është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë të të gjithë spektrit, shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit, vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponç Pilati pas krimit që kryeni.

Si ka mundësi, a keni ju, çfarë të thuash, njerëz që lexojnë Kushtetutën? A ke ti këshilltarë që paguan që të të lexojnë ty Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit, e cila për parlamentin është Kushtetuta e parlamentit, është ligji më i rëndësishëm i vendit, pas Kushtetutës. Pra, aq peshë sa ka parlamenti në jetën e një shteti dhe të vendit.

Ky është një provokacion i ulët që ju i bëni rendit kushtetues të vendit. Ky është një provokacion i ulët, që ju i bëni qytetarëve të këtij, që i bëni opozitës së këtij vendi. Akt i turpshëm! Çfarë do të thotë kjo? Çfarë e keni ju Kushtetutën, statutin e partisë suaj të krimit e keni atë, që silleni në këtë mënyrë? Prandaj, dhe mer vendimin, mblidhi këshillat dhe të zbatohet Kushtetuta”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje