Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës së sotme parlamentare.
Bardhi ka hedhur akuza edhe ndaj kreut të Parlamentit lidhur me ndryshimet e Rregullores.
Ndër të tjera ai tha se mazhoranca voton ligje klienteliste, të propozuara nga oligarkët.
“Nuk mund të ecim tha parafolësi me strukturën e vjetër të Komisioneve Parlamentare, a thua se shqetësimi i vetëm që ka ky Kuvend. Ky krah i shumicës parlamentare janë kthyer në noter të qeverisë, në këtë Kuvend me vota të mazhorancës votohen ligje klienteliste, të propozuara nga oligarkët.
Ky është shqetësimi që ka Kuvendi. Keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione.
Sa i takon ndryshimeve të Rregullores, duhet t’ju turpërojë si Kryetar i Kuvendit. Ndryshimet diktohen nga kreu i ekzekutivit, pasi gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, pasi i dikton vendimet gjyqtarët e prokurorëve, e i sulmon. Kuvendi i diktohet ekzekutivit. Ku ndodh dhe del Kryeministri thotë që Kuvendi organizohet sipas Këshillit të Ministrave. Nuk është një partiak. Doli dhe tha që ju kemi lënë më shumë fusha përgjegjësie”, u shpreh Bardhi.
Lini një Përgjigje