
Jorida Tabaku, deputete e PD-së, e konsideron si një hap mbrapa, atë që e konsideroi si përjashtimin e opozitës nga drejtimi i Komisionit të Integrimit.
Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka propozuar një bashkim të dy komisioneve, atë të Jashtëm dhe të Integrimit, në një të vetëm, duke caktuar ish-ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin, si kryetar të komisionit të ri.
Në këtë mënyrë, opozita e cila në legjislaturën e kaluar drejtonte Komisionin e Integrimit, ka kundërshtuar ndryshimet e propozuara.
Në këtë kuadër, Tabaku theksoi se ky komision ka pasur gjithpërfshirje dhe ka qenë një kërkesë për qeverinë, por, sipas saj, qeveria ka dështuar të përmbushë detyrimet.
Tabaku shtoi se përjashtimi i opozitës në këtë moment është një veprim i cili dëmton avancimin e integrimit.
“Komisioni i Integrimit ishte gjithpërfshirje në proces dhe kërkesë ndaj qeverisë.
Fatkeqësisht Qeveria shqiptare ka dështuar me kohë në këtë drejtim. Përjashtimin e opozitës në këtë moment e shoh si një hap pas”, tha Tabaku.
Lini një Përgjigje