TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 13:18

"Po e përjashtoni opozitën nga procesi i integrimit në BE", Vokshi: Futeni parlamentin në shinat kushtetuese 

Shkruar nga Pamfleti
"Po e përjashtoni opozitën nga procesi i integrimit në
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, ka reaguar lidhur me hapjen e grupkapitujve të Shqipërisë me BE-në.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme parlamentare, Vokshi ka akuzuar mazhorancën se po përjashton qëllimisht opozitën nga procesi i integrimit europian, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Vokshi kërkoi futjen e parlamentit në shinat kushtetuese dhe denoncoi shkrirjen e Komisionit të Integrimit si një hap që cenon gjithëpërfshirjen, i cili është një nga kriteret kryesore të BE-së.

Deputetja demokrate akuzoi mazhorancën për frikë nga përfshirja e opozitës në procesin e integrimit:

"Narkoparlament ku banat  kanë përfaqësues të tyre mbi 20 deputetë, në një vend ku kryeministri ka më shumë pushtet se sa kishte Hoxha, ka mbi 95% pushtet, parlamenti është si një oaz ku ka dhe një opozitë. Ne kërkojmë gjithëpërfshirje. Edhe në procesin e integrimit, kur janë kriteret politike, është gjithëprfshirja,  mirëfunksionimi i parlamentit", u shpreh deputetja demokrate.

albana vokshi partia demokratike kuvendi

Lini një Përgjigje