TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 13:51

Struktura e re në Kuvend/ Opozita braktis seancën, 79 vota për ndryshimin e Rregullores

Shkruar nga Pamfleti

Struktura e re në Kuvend/ Opozita braktis seancën, 79 vota për

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro, zero kundra dhe zero abstenime, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, e cila parashikon organizimin e punës në 11 komisione të përhershme parlamentare, nga të cilat 7 drejtohen nga PS dhe 4 nga opozita.

Kjo e fundit ka zgjedhur të mos marrë pjesë në procesin e votimit, ndërsa kundërshtoi për rreth 90 minuta draftin e propozuar nga socialistët. Sipas opozitës, PS ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren me ndryshimet e propozuara. Deputetët e PD brakstisën seancën sapo kreu demokrat Sali Berisha mbaroi fjalimin e tij. 

Opozita ka paralajmëruar se do e çojë çështjen në Kushtetuese. Në anën tjetër, Partia Socialiste tha se ndryshimet janë në përputhje me agjendën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.   

Gjithashtu seanca ka miratuar Agron Gjekmarkajn dhe Klodiana Spahiun si zv. Kryetarë të Kuvendit. 

Lini një Përgjigje