TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 16:55

"PD ka futur ‘mish dhie’ në lista", Basha: Meta, Roshi, gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar

Shkruar nga Pamfleti

"PD ka futur ‘mish dhie’ në lista", Basha: Meta,

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha përjashtoi çdo lloj bashkëpunimi pas zgjedhjeve të 11 majit me forca që nuk mbështetin 3 pikat e panegociueshme të shpallura të programit të KEA-s: Lufta ndaj korrupsionit, mbështetja pa kushte ndaj SPAL dhe linjëzimi me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

Kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD-ADSHM me kompaninë amerikane “Continental” ai e cilësoi si një “kontratë për hallet personale të familjes së Sali Berishës”, që tani edhe shumë demokratë e kuptuan të vërtetën, duke u bërë thirrje që të mbështesnin Koalicionin Euroatlantik më 11 maj, pasi ishte PD-ja e vërtetë.

Ai deklaroi se KEA nuk ka në listat e kandidatëve “mish dhie” siç ka futur PD-ja e Berishës, me ish-gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga Vetingu (i referohet gjyqtarit sheik Gjin Gjoni dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja), me Ilir Metën dhe me Elvis Roshin.

“Kush voton për numrin 1, nxjerr Metën nga qelia dhe e bën deputet, Elvis Roshin dhe gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu, si dhe liron shokët e Ramës nga 313-a”, tha Basha.

Ai shpjegoi erdhe arsyen pse dy forcat e mëdha nuk donin votimin elektronik.

“Të bëhej identifikim me shenja gishtrinjsh, pasi të dhënat janë të siguruara dhe numërimi elektronik ishte i mundur, sikurse në vende të tjera. E kundërta ndodhi, me keqadministrim dhe kjo është një hile. Pasojat i shohim me atë që ka ndodhur në Greqi. Megjithatë ne kemi vijuar punën në takimet me diasporën në të gjitha vendet si Angli, Itali, Greqi, Gjermani etj. Kemi dashamirësinë e njerëzve që duan ndryshim, pasi për 4 vite ka pasur më shumë korrupsion dhe varfëri. S’mund të ketë riciklim të rrangallave. Lufta siç shpall Berisha nuk bëhet as me Ilir Metën dhe as me Elvis Roshin në listat e kandidatëve për deputetë”, u shpreh Basha për “Report Tv”.

I pyetur për kontratën e lobimit 6 mld dollarë të PD-së, Basha tha se: “Gjithçka bëhet për të fshehur një të vërtetë që nuk e fshehin dot më, hallin personal të familjes së Berisha dhe anën tjetër të marrëveshjeve të fshehta mes Ramës dhe Berisha. Nëse votojnë Ramën dhe numrin 5 është për të nxjerrë shokët e Ramës nga 313-a, nëse votojnë 1-shin do nxjerrin Ilir Metën nga burgu dhe do e bëjnë deputet. Demokratët e kuptuan tani se kush është PD-ja e vërtetë”.

Lini një Përgjigje