TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 14:15

Berisha shfaqet si “minator” në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha shfaqet si “minator” në Bulqizë
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është sot në Bulqizë, ku po zhvillon një takim me minatorët atje. Duke u përpjekur të ngjante si një prej tyre, Berisha vendosi në kokë, kokoren mbrojtëse të minatorit.

Berisha në fjalën e tij tha se qeverisja e PD do të rregullojë statusin e minatorit.

"Trajtimi mjekësor do jetë krejtësisht i veçantë, sipas profilit të minierave. Do mbrohet me çdo kusht shëndeti juaj.
Minierat kanë grimcat, është e njohur. Pra, shëndeti i minatorit do ketë një përparësi të madhe. Karta e konsumatorit do shtrihet tek të gjithë minatorët, zjarrtarët, gjeologët. Karta e konsumatorit do të thotë që do blini çdo gjë që u duhet për jetesën tuaj 20 përqind më lirë. Tjetër. Ne futëm për herë të parë rentën sepse ne jemi parti e takave të ulëta. Ajo taksë të ngelej për Bulqizën, për shkollat, për qendrën shëndetësore. Merr fund! Dhe marrëveshja ndërkombëtare e Shqipërisë për rentën ka këtë përcaktim. Renta u vendos mbi një kuadër ndërkombëtar të OKB, sipas të cilës ajo duhet të merret dhe t’u jepet autoriteteve lokale për nevoja. Këta e grabisin, e marrin vetë. Merr fund ajo. Renta do i mbetet komunitetit lokal.
Dhe ky status, kjo situatë do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Pa përjashtim. Made in Albania është shtylla e dytë kryesore e prodhimit tonë. Krenaria jonë është prodhimi ynë kombëtar. Dhe ne mund të nxjerrim minerale ndoshta më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan. Askush nuk ka shumëllojshmërinë e mineraleve dhe minierave tona. Jo vetëm do i nxjerrim, por do i shndërrojmë më pasuri dhe mirëqenie për ju", tha Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje