Drejtuesja e PD për Diasporën, Jozefin Topalli ka denoncuar disa shkelje ligjore, që sipas saj janë tentativa për të manipuluar votat e emigrantëve.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, Topalli po ashtu tha se shqiptarët në Greqi nuk po marrin dot zarfet, duke ngritur dyshime se dikush tjetër po i merr.
Sipas saj, po ashtu ka informacione se marrin makina me qira nga Shqipëria dhe i cojnë në Greqi për të mbledhur votat.
"Shkoni merrni zarfin dhe votoni sepse koha po mbaron. Ato që nuk kanë dorëzuar zarfin dhe posta nuk i ka shkuar për të marrë zarfin, të bëjnë edhe një sakrificë, shkoni dorëzoni zarfin në një pikë të afër të DHL. Nuk është thjesht një zarf, por një cunam zarfesh, por një cunam që do sjëllë ndryshim në vendin tonë.
Dua të shpreh një shqetësim për diasporën në Greqi, ndryshe nga vendet e tjera, atje posta DHL ka bërë një nënkontraktim me të tjerë dhe që nuk funksionon. Nuk funksionin sipas ligjit, por ditët e fundit ka një thyerje të normave ligjore dhe të kodit zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfet në shtëpi, por i çojnë email, i thonë të paraqiteni në pikën me të afërt, zakonisht pika më e afërt është një zyrë e lojërave të fatit. Qytetarët nisen tek adresa për të marrë zarfin, por gjeja më e pabesueshme është se ata nuk gjejnë zarfin, i thonë që zarfi i tyre nuk është këtu. Me probabilitet të madh dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre.
Kemi raste si në Itali ku një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon dhe mbledh zarfet dhe dorëzon zarfat në mënyrë antiligjore. Quhet Mirjeta Mikeli. Kjo është e pabesueshme. Jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por kanë kaluar cdo masë.
Nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek. Ne kemi informacione që marrin makina me qira nga Shqipëria dhe i cojnë në Greqi për të mbledhur votat", tha Topalli.
Lini një Përgjigje