TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 14:36

Monika Kryemadhi del nga SPAK: Bëra muhabet, u kërkova agjentëve të BKH të votojnë për Metën! 

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi del nga SPAK: Bëra muhabet, u kërkova agjentëve
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ëshët parqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, për të zbatuar masën e vendosur ndaj saj. 

Ajo ka ironizuar pas daljes nga ambientet e SPAK, pasi iu pyet se për çfarë deklaroi për prokurorët e posaçëm. 

Kryemadhi: Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara

Gazetarët: I binde të të votonin dhe për kë kandidat?

Kryemadhi: Sigurisht që kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë.

Besoj shumë që edhe vetë të nënshtruar e sistemit do ta votojnë më 11 Maj përmbysjen.

Lini një Përgjigje