TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 11:10

PD ende pa emër për Tiranën, Berisha ngatërrohet para SPAK: Mirëpresim kandidatura nga qytetarët!

Shkruar nga Pamfleti
PD ende pa emër për Tiranën, Berisha ngatërrohet para SPAK:
PD ende pa emër për Tiranën

Para SPAK, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe për kandidatin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të mbështesin një kandidat të pavarur. Por, ndërsa u pyet nga gazetarët se a e kanë gati kandidatin, Berisha u ngatërrua duke thënë se mirëpret kandidaturat e pavarura nga qytetarët, në vend se të thonte kandidat të pavarur nga partitë.

Gazetarët: Ende nuk keni kandidat?

Berisha: Gjer tani PD, ka jo një, por të paktën 12 ose 13 kandidatë. Siç e dini, ne shpallëm një parim, që mundësisht të hapemi dhe të mirëpresim kandidatura të pavarura nga qytetarët....partitë. Këtë parim po të shkoni tek zgjedhjet e 2003 e gjeni. Shpreh mirënjohjen këtu për çdo njeri që kandidoi gjatë këtyre ditëve si i pavarur, si kandidat i qytetarëve dhe e garantoj për respektin tim më të madh për vendimin e tyre. Tirana do ketë kandidatin më të dashur që ka patur ndonjëherë.

 Berisha gjithashtu mohoi zërat se PD nuk ka asnjë kandidat për bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se të paktën janë 13 emra që përfliten, por këtë herë ata kanë vendosur që të shkojnë me kandidat të pavarur. Nëse është apo jo Flor Binaj, Berisha nuk dha një përgjigje.

Sipas kreut të opzoitës, vendimi do të merret nga koalicioni dhe nga aleatët.

"Të garantoj që gjer tani, PD ka jo një, por të paktën 12 ose 13 kandidatë. Të garantoj për këtë. Siç e dini, ne shpallëm një parim, mundësisht të hapemi dhe mirëpresim kandidatura të pavarura nga partitë. Ky parim, po të shkoni tek zgjedhjet e vitit 2003, e gjeni të përsëritur. Po përhapet kjo edhe në Europë, edhe në botë. Shpreh mirënjohje për çdo njeri që kandidoi gjatë këtyre ditëve si i pavarur, si kandidat i qytetarëve dhe i garantoj për respektin tim më të madh për vendimin e tyre... Tirana do ketë kandidatin më të dashur ndonjëherë. A e patë ju atë monologun e Ramës me Ogertën? Shiheni pak. Ju lutemi shiheni se si mezi mbante veten për t’i rënë të fikët, dhe çdo tre rreshta vetëm ti je, ne jemi vepra jote, ne kështu, ne ashtu...Se kush do jetë kandidat, do përcaktohet nga koalicioni dhe nga aleatët dhe jo vetëm nga unë. Sigurisht unë kam zërin tim, por këto do i merrni vesh në vazhdim. Edhe njëherë mirënjohje për të gjithë ata që shprehën gatishmëri për t’u përballur me të keqen e madhe, që quhet Edi Rama dhe që është sot njeriu më i damkosur në Europë dhe në botë.", tha ai. 

 

pd ende pa emër për tiranën berisha

Lini një Përgjigje