TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 10:43

Gara për kreun e SPAK, Berisha akuza Dumanit: Dy kandidatë të lidhur me krimin, po i fshihen dokumentet

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e SPAK, Berisha akuza Dumanit: Dy kandidatë të

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka komentuar garën për kreun e SPAK, për të cilën tha se Altin Dumani preferon dy emra, të cilëve po i fsheh dokumentet që i provojnë lidhjet me krimin.

“Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet. Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë.

Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar.

Ky ka hall, pasi e gënjeu Edi Rama se i tha se do të ndryshoj Kushtetutën dhe vazhdo ti këto, dhe mbeti pastaj ashtu siç është. Kush tha? Në fakt e kundërta. Më vjen keq. Në fakt ai në mënyrë të përsëritur, të paktën mund t’i numëroj në komisionin parlamentar, në konferencën për shtyp, në konferencën tjetër për drejtësi, ai e ka kërkuar...

Unë atë nuk e kursej, se ai ishte xhelat i policisë sekrete hoxhiste, por ai nuk e shndërroi në tabu zgjatjen e mandatit dhe ndryshimin e Kushtetutës për krimet që kanë kryer këta.

Jo, sepse ky pse e do atë? Ky ka fshehur krime. Ky fle mbi krime. Ky fle mbi dosje krime.

Unë nuk merrem kurrë me kandidatura, unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë.

Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje