
Kryetari i degës së PD në Kamëz, Arjan Hoxha ka denoncuar kryebashkiakun socialist, Rakip Suli.
Në një deklarate nga selia blu, Hoxha tha se kryebashkiaku i Kamzës ka firmosur leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme. Sipas tij, pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.
“Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve. Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për:
Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale. Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit. Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore. Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës”, u shpreh Hoxha.
Deklarata e plotë
Rakip Suli, Kryebashkiaku i Kamzës, mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët. Pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.
Rakip Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore.
Kryetari i Bashkisë është garantuesi i respektimit të ligjeve dhe standardeve urbane në territorin e tij. Rakip Suli ka detyrime të qarta ligjore për të siguruar që:
-Ndërtimet të jenë në përputhje me ligjet dhe analizat teknike:
Rekomandimet e AKBN dhe Drejtorisë Minerare, të detajuara në dokumentin zyrtar të datës 4 janar 2021, tregojnë se zona e ish-minierës Valias është e rrezikshme për ndërtim për shkak të hapësirave të paqëndrueshme nëntokë. Rakip Suli ka shpërfillur këto paralajmërime dhe ka lejuar ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në këtë zonë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.
-Mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve:
Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.
-Parandalimi i abuzimeve urbane:
Në vend që të zbatojë rekomandimet e ekspertëve dhe të sigurojë stabilitetin e ndërtimeve, Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi mbi zona të ndaluara, duke dëshmuar papërgjegjshmëri dhe një tendencë për të favorizuar interesat e zhvilluesve në dëm të sigurisë publike.
Shkeljet ligjore dhe penale të Rakip Sulit janë si më poshtë:
Shpërdorimi i detyrës (Kodi Penal, Neni 248):
Rrezikimi i jetës së qytetarëve (Kodi Penal, Neni 289):
Moszbatimi i Ligjit për Planifikimin Urban (Ligji Nr. 8402):
Në emër të partisë Demokratike i bëj sot thirrje për veprim SPAK-ut:
Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për:
Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale.
Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit.
Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore.
Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës.
Lini një Përgjigje