
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, njoftoi sot në një konferencë për mediat, se gjatë vitit 2025 do të hapen katër ambasada të reja.
Hasani tha se Shqipëria do të ketë përfaqësi në Indonezi, Kenia, Bosnjë-Hercegovinë dhe Indi.
“Në vitin 2025 hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Këto përfaqësi do të ndihmojnë në përfaqësimin e Shqipërisë në rajone strategjik e si edhe në forcimin e partneriteteve”, u shpreh Hasani gjatë një komunikimi sot me gazetarët.
Ministri u pyet edhe në lidhje dhe me negociatat me Greqinë për çështjen e pensioneve dhe të marrëveshjes së detit.
"Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën", u përgjigj Hasani.
Lini një Përgjigje