
Një nga themeluesit e partisë së re ‘Djathtas 1912’, Edvin Kulluri tha se lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak nuk ka ndryshuar asgjë nga mënyra si operon Partia Demokratike.
I ftuar në emisionin “Frontline” në “Report”, Kulluri theksoi se me kalimin e viteve PD-ja është rrudhur aq shumë saqë që nga viti 2013 s’ka qenë më alternativë serioze.
“S’ka ndryshuar asgjë, është e qartë aty. Nuk ndryshon asgjë se nuk ka ndryshuar mënyra si operon PD. Nuk e ndryshon trendin e keqfunksionimit të PD, qëndrimi në arrest shtëpie i Berishës, apo të shkuarit në zyrë. Ajo nuk është më parti politike.
Aty ka një njeri që ka ndjekësit e vet, është i vetmi lider politik që ka popullin e vet. Rama nuk e ka. Ky popull i Berishës ka ardhur duke u rrudhur, saqë që nga viti 2013 s’ka qenë asnjëherë alternativë serioze. PD nuk i kalon 300 mijë vota, PS ka rënë në 500 mijë”, tha Kulluri.
Lini një Përgjigje