
Pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor ku do të votojë edhe diaspora shqiptare, KQZ sot do të prezantojë dhe testojë Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për zgjedhësit që votojnë nga jashtë Shqipërisë.
Kjo platformë, e krijuar dhe mirëmbajtur nga KQZ, synon të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, duke u mundësuar atyre ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2025.
PER do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje. Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse.
Lini një Përgjigje